Sot, 30 vjetori i vdekjes së poetit të liqenit, Lasgush Poradeci

Sot, 30 vjetori i vdekjes së poetit të liqenit, Lasgush Poradeci
Artistë, drejtues të pushtetit vendor dhe atij qendror, por edhe qytetarë kujtojnë ndarjen nga jeta plot 30 vite më parë të poetit Lasgush Poradeci. Në një ceremoni që po zhvillohet në qytetin e tij të lindjes Pogradec, përfaqësues të artit dhe kulturës kujtojnë poetin e liqenit nëpërmjet poezive të tij. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj e ka cilësuar Poradecin si lirikun më të madh të shekullit të kaluar. “Të lexosh sot Lasgush Poradecin do të thotë të ringjesh brenda vetes potencialin e pashtershëm të artit dhe të dashurisë, të cilat ai i sillte si forca e përjetshme e universit” ka pohuar Kumbaro. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: