"Suksese në karrierë!" Partizani shkarkon Mark julianon, rikthehet Starova në stol

"Suksese në karrierë!" Partizani shkarkon Mark julianon, rikthehet Starova në stol
Ndeshjen kryesore të javës së 9-të në Kategorinë Superiore, Flamurtari-Kukësi, do ta gjykojë një treshe gjyqtarësh të kolegjiumit të Lezhës me kryesor Eldorjan Hamiti.

Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, pas dënimit të stadiumit të Flamurtarit nga disiplina.

Kukësi i vendit të dytë do të mbajë të njëjtat pozita vetëm në rast se shmang humbjen në Vlorë.

Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu, sipas marrëveshjes së dy klubeve do të luhet në Korçë dhe jo në Shkodër. Kjo ndeshje do të gjykojë një treshe gjyqtarësh nga Malta, sipas marrëveshjes për shkëmbimin e gjyqtarëve mes dy vendeve. Kryesor do të jetë Mario Apap, ndërkohë Skënderbeu kërkon fitoren e radhës për të ruajtur kryesimin dhe diferencën e krijuar në 8 javët e para.

Të shtunën u zhvilluan tre ndeshjet e para të javës së fundit të fazës së parë.

Spikati humbja e Partizanit 1-0 në derbi me Kamzën. Goli i Ymerajt pesë minuta para mbylljes së takimit po i largon të kuqtë edhe nga objektivi më minimal i këtij sezoni, që është vendi i tretë.

Humbja e Partizanit u shoqërua  me një analizë të thellë, paraditen e së dielës. Mark juliano ishte në pritje të vendit të klubit, nëse do të shkarkohej. Klubi Partizani komunikoi zyrtarisht se e ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. “Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në ora 11:30 do të rinisë përgatitjet,” – ishte njoftimi zyrtar. . Klubi i Partizanit “falënderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë.”

Sulejman Starova rikthehet si trajner i Partizani, ai debuton ndaj Laçit, në ndeshjen e parë të fazës së dytë 

Vendimi pritej të ishte i tillë. Mjafton fakti se para të kuqve në klasifikim ndodhet dy ekipeve që kanë objektiv mbijetesën: Kamza e Laçi.

Luftëtari i Gjirokastrës nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika fitoi ndaj Lushnjës me nga një gol në çdo pjesë lojë, të Rrocës e Rapos, duke i shkaktuar edhe humbje debutimit të Hysen Dedjes te Lushnja.

Barazimi 1-1 me Teutës e Laçit në Durrës (Dediç 35’ e Nika 39’) kënaqi miqtë e drejtuar nga Mezini, duke i lënë sërish “djemtë e detit” në krizë rezultatesh.

 

Kategoria Superiore – Java e 9-të

                 Të shtunën

Luftëtari               2-0          Lushnja

Kamza                  1-0          Partizani

Teuta                     1-1          Laçi

Sot

Vllaznia               14:00     Skënderbeu

Flamurtari         17:00     Kukësi

1

Skënderbeu        22

Kukësi                  17

Flamurtari           15

Kamza                  15

Laçi                       11

Partizani              11

Teuta                    8

Luftëtari               8

Vllaznia                6

Lushnja                5

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: