Tabaku: Projektbuxheti, ç’do të pësojnë xhepat e shqiptarëve

Tabaku: Projektbuxheti, ç’do të pësojnë xhepat e shqiptarëve
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, njëherësh nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ka reaguar në lidhje me investimet publike e parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2018, duke e quajtur qeverinë “Rama” të paaftë në realizimin e tyre

“U rriten me 30 % nga viti i kaluar shpenzimet për koncesionet duke kapur vlerën e 9,4 mld lekë dhe këtu nuk është llogaritur projekti 1 miliard euro për infrastrukturën.

Qeveria ka dëshmuar se është e paaftë të realizojë investime publike dhe e orientuar nga praktikat korruptive prandaj po i jep me koncesion”, tha Tabaku.

Sipas  saj, në projektbuxhetin e vitit 2018, qeveria vazhdon të mosparashikojë rritje pagash, ndërkohë që rrit me 48 milionë dollarë taksat. Sipas saj, një pjesë e mirë e të ardhurave që do të sigurohen nga rritja e taksave do të shkojnë për shpenzime.

“Me 18.4 mln USD që qeveria mund të kishte kursyer në këtë zë luksi mund të sigurohej 2 vjet e gjysmë pagesë papunësie, 92% e fondit vjetor për pagesat e ish të përndjekurve politikë dhe rritja e pagave”,  tha Tabaku./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: