Të dobësohemi me ananas

Të dobësohemi me ananas
Përgatitja e ujit të Ananasit

Për të përgatitur Ujin e Ananasit duhen një litër e gjysmë ujë dhe gjysmë ananas i prerë në feta. Fryti zhytet në ujë dhe lihet të pushojë aty për një natë. Pija që përfitohet mund të konsumohet të nesërmen, një gotë me stomakun bosh. Nuk duhet shtuar sheqer për të ruajtur të tëra vlerat e saj.

Benefitet e Ujit të ananasit

Fryti i Ananasit është shumë i pasur, veçanërisht në antioksidantë  që veprojnë kundër dëmeve të provokuara nga radikalet e lira dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave. Ka aftësinë gjithashtu të favorizojë metabolizmin, duke ushtruar një efekt “djegës dhjami”. Uji i Ananasit duhet pirë me stomakun bosh, për të fuqizuar të gjitha pasuritë e frytit nga merret.

Ndihmon të humbasim peshë

Uji i Ananasit, duke e pirë çdo ditë, me stomak bosh, ndihmon shmangien e mbipeshës ose humbjen e kileve të akumuluara. Përmban shumë fibra dhe veçanërisht Bromelinë, që ndalon akumulimin e dhjamit.

Qetëson urinë

Uji i Ananasit është shumë i dobishëm për ata që vuajnë nga uria nervore, e cila sjell marrjen e shumë kalorive. Kjo pije redukton urine dhe bën që të shkojmë drejt vakteve pa pasur shumë uri.

Lufton celulitin

Shumë dobi paraqet uji i Ananasit edhe kundër mbajtjes së ujrave, ose celulitit duke pasur një efekt drenat falë sasisë së madhe të ujit dhe potasit. Eliminon ndjenjën e fryrjes nga e cila vuajnë shumë persona dhe më e rëndësishmja lufton edemat dhe venat varikoze.

Ka një efekt anti-inflamator

Cilësitë anti-inflamatore janë të shumta falë enzimës së Bromelinës, që Ananasi e ka me shumicë. Ja përse Uji i Ananasit ndihmon shumë edhe në rastin e artrozës ose sëmundjeve të kockave.

Ka një efekt depurativ

Uji i Ananasit është perfekt për pastrimin e trupit. Në mënyrë specifike disintiosikon mëlçinë dhe zorrën e trashë, duke lehtësuar largimin e toksinave. Falë efektit të lehtë laksativ, stimulon dhe zorrët dhe jashtëqitjen.

Forcon sistemin imunitar

Kjo pije është e pasur me vitaminë C, që zhvillon një efekt mjaft të rëndësishëm edhe në forcimin e imunitetit, duke luftuar sëmundjet me origjinë virale.

Ndihmon funksionin normal të tiroides

Uji i Ananasit përmban shumë Jod dhe minerale të tjera, thelbësore për të favorizuar funksionimin normal dhe korrekt të tiroideve. Bromelina arrin të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve autoimune që lindin nga mosfunksionimi korrekt i tiroides.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: