Të luash për humbjen e Kombëtares në baste! FederBet: Po hetojmë Shqipëri-Gjeorgji (0-3)

Të luash për humbjen e Kombëtares në baste! FederBet: Po hetojmë Shqipëri-Gjeorgji (0-3)
Kombëtarja kuqezi U-20 dyshohet se ka fiksuar ndeshjen e humbur miqësore me Gjeorgjinë, duke fiksuar rezultatin, ndeshje që u mbyll 0-3.

Këtë e konfirmojnë edhe organizatat të cilat monitorojnë fluksin e basteve sportive. Mes tyre FederBet, organizata e cila bashkëpunon me Bashkimin Evropian dhe ka monitoruar prej kohësh luhatjet e basteve, ka dhënë një reagim zyrtar për mediat sportive shqiptare në faqen e saj në internet. “Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola” deklaron FederBet,  Mbi këtë çështje zyrtarë e saj  po kryejnë hetimet e tyre për rastin në fjalë.

Ndeshja u mbyll me disfatën 0-3 të Shqipërisë ku ra në sy humbja e një 11-metërshi nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë.

Kur zhvillohej minuta e 66’të e ndeshjes Shqipëria ishte duke humbur 1:0, por koeficienti për dy gola të tjerë ishte 1.72 në bastoren e madhe Bet365, ndësa dy minuta më vonë, në minutën e 68’të, koeficienti në vend që të rritej, siç ndodh zakonisht në çdo ndeshje me kalimin e minutave, filloi të binte. Në minutën e 68-të që të shënoheshin edhe dy gola nga 1.72 ra në 1.66.

Bastoret këtë strategji e përdorin vetëm atëherë kur vendosen shuma të mëdha dhe për të minimalizuar humbjet, zvogëlon edhe koeficientin. Kjo ngriti edhe dyshimet.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Gjeorgjia nga 1:0 e thelloi epërsinë në 3:0, duke rritur kështu dyshimet se diçka nuk ishte në rregull.Për më shumë, kur zhvillohej minuta e 85’të, koeficienti që Gjeorgjia të shënonte një gol ishte vetëm 1.5, që rëndom kalon edhe kuotën 3.

Trajneri Alban Bushi grumbulloi edhe disa futbollistë nga kampionati shqiptar për miqësoren me Gjeorgjinë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: