Të mbash zi dhe të pranosh dhimbjen

Të mbash zi dhe të pranosh dhimbjen

Nga Annalisa Bertuzzi

Është e nevojshme të ndihmosh personat të heqin nga “humbja”, shprehinë e një “ngjarjeje të modifikueshme”, duke bërë që të pranojnë pakthyeshmërinë e ngjarjes dhe duke përshkruar një udhëtim që çon në riorganizimin e vetvetes dhe të ekzistencës mbi baza të reja.

Për çfarë flasim kur flasim për “zi”? Kjo fjalë lidhet me dhimbjen ndaj humbjes së një personi të dashur. Parkes (1980) pohon se, dhimbja e zisë është natyrore si gëzimi i dashurisë. Vuajtja e vendosur nga ndarja, lind nga intensiteti i lidhjes që ndjejmë ndaj personit që kemi humbur.

Dhimbja e zisë është  e ndryshme nga ajo e humbjeve të llojeve të tjera, për nga intensiteti  dhe pashmangshmëria të cilën është e pamundur ta kthesh pas (Pangrazzi, 1991). Zija e bën të nevojshme pranimin e humbjes. Pranimi i humbjes është një proces që, për definicion, përfshin tendencën e refuzimit, duke nënkuptuar me refuzim, dëshirën e subjektit për të besuar, se humbja nuk ka ndodhur (Perdighe, Mancini, 2010).

Përjetësimi i zisë nuk përfaqëson në vetvete, një fenomen patologjik dhe nuk kërkon gjithmonë një ndërhyrje psikoterapeutike, por gjithsesi është proces i lodhshëm, jo i lehtë për t’u jetuar, pavarësisht ngjarjeve që sjellin humbjen.

Është e mundur që personi i cili ka pësuar një zi, ta largojë dhimbjen që lidhet me humbjen, duke e “ngrirë” përpunimin e zisë; ose ndodh të shfaqet një sintomatologji depresive, si një nga ndërlikimet më të shpeshta (Pangrazzi, 1991). Mundet edhe më thjeshtë, të lindë një ndjenjë vuajtjeje e paqartë dhe e vështirë që të diagnostikohet.

Duhet bërë një vlerësim, rast pas rasti, duke pasur parasysh përkatësinë kulturore të personit dhe duke vënë theksin në elemente kyç si p.sh., sa ka zgjatur vuajtja, mungesa e rimëkëmbjes pas humbjes dhe vonesa në rimarrjen e aktiviteteve të përditshme, përsëritja e emocioneve të forta të fajit e të inatit, ngushtimi i jetës në çift (Perdighe, Mancini, 2010).

Procesi i përpunimit të zisë ndahet në katër faza. Nuk bëhet fjalë për një ndarje të ngurtë dhe karakteristikat e një faze, mundet të kalojnë edhe në fazën tjetër.

Faza e parë, qetësi e dukshme, mohim i realitetit, shtypje e emocioneve dhe kjo fazë zgjat deri në momentin kur njeriu ndihet i gatshëm të çlirojë emocionet. (Parkes, 1980).

Faza e dytë, tendenca e kërkimit, më pas e inatit. Kërkohet fizikisht objekti i humbur, akoma ka shpresë së mos njeriu i humbur kthehet, kërkim psikologjik (fillojnë mendimet në kokë, kujtimet, në mënyrë obsesive).

Është fazë shumë e dhimbshme, sepse ka tendencë për mohim të realitetit ose dëshirë për “t’u bashkuar” me personin e dashur. (Kast, 1996).

Faza e tretë, mungesë organizimi, humbja na merr jo vetëm njeriun e dashur, por edhe një mbështetje në kohë vështirësish. Pikërisht, ky paradoks sjell ndjenjën e boshllëkut, njeriu ndihet si pa kufij të sigurt. (Parkers, 1980).

Faza e katërt karakterizohet nga një shkarkim emotiv në formë katarsisi, aspekt ky esencial i dhimbjes dhe zisë. Pas kësaj, vjen pranimi; pra, të bërit i ndërgjegjshëm që nuk mund të modifikohet më asgjë dhe nuk mund të bësh gjë tjetër se të pranosh realitetin. (Perdighe, Mancini, 2010).

Është e nevojshme për njeriun që ka humbur dikë, të largojë nga mendja sa më shpejt, idenë së humbja është “një ngjarje e rikthyeshme, e modifikueshme”, në mënyrë që ai të pranojë realitetin e asaj që ka ndodhur, e kështu të nisë një udhëtim drejt riorganizimit të vetvetes dhe të ekzistencës së tij, mbi baza të reja.

*përkthyer nga www.stateofmind.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: