Tentativat, Neymar në vend të Ronaldos

Tentativat,  Neymar në vend të Ronaldos
 Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, sipas raportimeve nga Spanja, ka takuar të atin e Neymar, për të diskutuar blerjen e yllit të PSG-së, me qëllim zëvendësimin e Cristiano Ronaldo-s.

Braziliani mbërriti këtë verë në Paris, duke u larguar nga rivalët e Real Madrid-it, Barcelona, për një shifër rekord 222 mln euro, por Reali kërkon të bëj ndryshime, duke planifikuar largimin e Ronaldos e blerjen e Neymar. Ky i fundit, ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje deri tani në Francë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: