Thaçi: Raundi i dytë, zgjedhjet lokale do të jenë demokratike

Thaçi: Raundi i dytë, zgjedhjet lokale do të jenë demokratike
“Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash.

I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt”.

Një mesazh të tillë u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi.

Duke shtuar se ky proces zgjedhor do të jetë demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë janë vendosur si shoqëri.

“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”, shtoi Thaçi.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: