"The Sun": Ku fshihen katër komandot “dezertore” shqiptare?

"The Sun": Ku fshihen katër komandot “dezertore” shqiptare?
Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkullaku dhe Klevis Lamkaj, katër komandot shqiptare të arratisur në Britani dhe tashmë të akuzuar për “dezertim”, mendohet se fshihen tek të afërmit e tyre në Britani.

Kështu aludon të paktën media e njohur britanike “The Sun”, sipas së cilës, ata rrezikojnë deri në pesë vite burg për dezertimin nga shërbimi ushtarak, që konsiderohet vepër penale.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 11 shqiptarësh, që merrte pjesë në një stërvitje të NATO-s në Uells.

Sipas burimeve që citon prestigjiozja britanike, të arratisurit ishte parashikuar të ktheheshin vetëm një ditë pasi u zhdukën.

“The Sun”, përmend gjithashtu edhe faktin se në këtë artikull se shqiptarët e zhdukur rezultojnë veteranë të Afganistanit dhe fitonin vetëm 220 stërlina në muaj në Shqipëri.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: