“Ti nuk di as me ma lyp”, Xhensila Pere: Ja pse e refuzova ofertën 250 mijë euro për një natë

“Ti nuk di as me ma lyp”, Xhensila Pere: Ja pse e refuzova ofertën 250 mijë euro për një natë
Xhensila Pere, e përfolur shumë për jetën e saj private, është shprehur se i kanë kërkuar 250 mijë euro për një natë.

E ftuar sot në Ditë e Re, "Ora News", ajo ka treguar se nuk e ka pranuar ofertën, duke argumentuar se është “nga ato femra që dëgjon zemrën jo mendjen.”

Xhensila shkoi edhe më tej duke dhënë një shembull pas refuzimit të ofertës.

Mënyra sesi të drejtohet dhe në momentin që dikush të ofron lekë për të të pasur, ai person të bën të ndihesh si objekt. Unë më parë shkoj me dikë që më fiton zemrën. Më shkon direkt në mendje kënga e Bleona Qeretit ‘Ti nuk din as me ma lyp’. Kjo është mënyra më e gabuar.”

Ajo thotë se gjendja ekonomike e personit që i bëri ofertën është shumë e mirë.

“Ua kam treguar bisedën shumë personave mbrapa kamerave. Ai person ekziston, gjendja e tij ekonomike është shumë e mirë. Por nuk mundem ta trajtoj veten si objekt.”

Xhensila Pere është shpallur ‘Miss Ëorld Albania’ në 2014 dhe ka qenë pjesëmarrëse në ‘Big Brother Albania 8’. Së fundmi Xhensila është komentuar se ka ndikuar në ndarjen e Bernardit dhe Xhenit, por ajo thotë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Nuk është e vërtetë. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë si me Bernardin ashtu edhe me Xhenin. Dje mbasdite isha me Bernardin, sot do të dal me Xhenin. Do të bëj pak atë diplomaten ndoshta për të qetësuar ujrat mes tyre. Nuk jam nga ato që prish lumturinë e të tjerëve.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: