Tjetërsimi i 36 ha tokë në bregdet, kapet pas disa orësh kërkimi Nënprefekti i Tiranës

Tjetërsimi i 36 ha tokë në bregdet, kapet pas disa orësh kërkimi Nënprefekti i Tiranës
Është arrestuar pas disa orësh shpallur në kërkim Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja.

Ai ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate kur prokuroria i kishte kërkuar vazhdimin e hetimeve për 8 zyrtarë të hipotekës së Kavajës, Njësisë administrative Kryevidh dhe të ALUZINIT Kavajë.

Këta persona dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 ha në Spille, tek disa persona.

Tanimë 6 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”,- thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Kavajës.

Në pranga kanë rënë Fatos Kaja Nënprefekt i qarkut Tiranë, Dritan Kazazi, Andi Gjeci, Ilir Kaja, Nezir Lecini dhe Agron Xhelezi.

Të shpallur në kërkim janë Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë dhe Enver Duqi.

Gjithashtu Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për Altin Çobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjecin dhe Dashnor Çullajn. Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave.

Të 11 personat akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, vepra penale që parashikojnë dënime nga 5-12 vite burg./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: