Totti me Ilary Blasi e Panucci në Maldive, fotot përfundojnë në gjykatë

Totti me Ilary Blasi e Panucci në Maldive, fotot përfundojnë në gjykatë
Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës në vitin 2012, vendosi të largohej me familjen për pushime në det gjatë Krishtlindjeve. Ai preferoi të shkonte në Maldive, ku edhe u vendos me familjen në Palm Beach Resort, nën shoqërinë e disa miqve, si Cristian Panucci, momentalisht trajner i kombëtares sonë si dhe drejtori sportiv, Maurizio Catalani. Ky i fundit kishte shkrepur disa foto personale të kapitenit që përfunduan në media.

Por këto foto private, më pas, përfunduan edhe në gjyq. Tani e gjen veten të akuzuar për përvetësim Alessio Cicero, në procesin që është hapur këto ditë në gjykatën e Romës, përpara zyrës së avokatit, Louella Santini.

Maurizio Catalani denoncoi incidentin duke deklaruar: I thashë atij të merrte fotot e tij dhe askush tjetër, sepse ishin imazhe absolutisht private që portretizonin figura publike të cilët kishin rënë dakord me to lidhur me miqësinë tone dhe kishim besim tek unë”.

Ciceroni tani është akuzuar për përvetësim.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: