Tregon për anulimin e dasmës, Big Mama: Tani beqarët mund të më marrin në telefon!

Tregon për anulimin e dasmës, Big Mama: Tani beqarët mund të më marrin në telefon!
Big Mama ka folur shkoqur për ndarjen nga i dashuri dhe anulimin e dasmës në vjeshtë të këtij viti.

Këngëtarja shqiptare thotë se “Gjithçka ka marrë fund dhe jam lidhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… “

“Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!”- u shpreh me humor këngëtarja në një intervistë për “RTV 21”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: