Trupi i gjetur në brigjet e Italisë, i avokatit shqiptar?!

Trupi i gjetur në brigjet e Italisë, i avokatit shqiptar?!
Trupi i gjetur në brigjet e Italisë, dyshohet të jetë pikërisht ai i avokatit të zhdukur shqiptar, Besnik Muço.

Për një arsye të tillë, mediat italiane thonë se prokuroria italiane ka autorizuar kërkimin e testit të ADN-së për kufomën e gjetur në det, më 6 nëntor në Castro, provinca e Leçes.

Kujtojmë se avokati shqiptar u zhduk më 2 nëntor, pasi ishte nisur me një traget nga Durrësi drejt Barit. Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, ku janë ende gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Ndërsa në Shqipëri për të u hap një dosje për rrëmbim.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: