Tuna dhe i biri, një foto qumështore

Tuna dhe i biri, një foto qumështore
Kur këngëtarja Tuna priste të birin, në ndryshim nga e gjithë jeta e saj e mëparshme, ajo zgjodhi ta kalonte këtë periudhë të ëmbël, në mbyllje të plotë ndaj publikut.

Me siguri, ajo, e lodhur nga zhurma e jetës së saj prej artisteje, vendosi ta shijonte minutë më minutë, ngjarjen më të lumtur të jetës së saj. Edhe pas ardhjes në jetë të birit të saj, ajo u duk shumë rrallë në rrjetet sociale, e kjo është veçse për t’u përgëzuar, duke qenë se djali është i mitur e duhet mbrojtur.

Por ja që instinkti prej showgirl-e nuk e la gjatë në errësirë jetën e Tunës.

Ajo na kënaqi sy e zemër me këtë foto profesionale, ku, bashkë me djalin e saj foshnjë, pozon nga një vaskë mbushur me qumësht.

Nëna dhe biri duken shumë të ëmbël dhe foto është një tribut ndaj vuajtjeve dhe problemeve të gjithë nënave të reja dhe që Tuna, siç ajo vetë e deklaron, ka kaluar gjatë lindjes dhe pas saj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: