"Turpi ju ngelet ju si federatë e shtet!" Godelli tregon arsyet e vizës së mohuar nga Ambasada e SHBA-së

"Turpi ju ngelet ju si federatë e shtet!" Godelli tregon arsyet e vizës së mohuar nga Ambasada e SHBA-së
Jam sportisti i cili ka marr çdo lloj medalje që ekziston në glob. Më mungonte titulli botëror, të cilin e fitova në vitin 2014, por ma hoqën më pas padrejtësisht. Më mungon edhe medalja olimpike.”

Daniel Godelli, peshëngritësi i njohur shqiptar ka reaguar ashpër, ndoshta jo si çdo sportist tjetër që ka ëndrra në jetë dhe ato i ndërpriten një ditë në Shqipëri ku nuk ka asnjë strategji apo vëmendje për zhvillimin e sportit. Pse nuk shkoi në botëror dhe pse iu refuzua viza Daniel Godellit?! A i duhej komunikuar atij më herët lajmi që ai të mos stërvitej kot tërë këto kohë dhe a nxjerr kjo në pah paaftësinë e federatës respektive e të tërë strukturave shtetërore, që nuk e kanë as më të voglin merak për ata pak sportistë nga të cilët Shqipëria pret medalje në arenën ndërkombëtare... sepse ata nuk marrin dot as vizë për gara...

Reagimi  i plotë i Daniel Godellit pas refuzimit të vizës nga ambasada e SHBA, duke i mohuar botërorin e Peshëngritjes:

Isha në formën që jo vetëm të merrja medalje në  botërorin që bëhet në Amerikë, po dhe të tentoja rekordin botëror dhe nuk me jepet viza sepse s’ka garanci qe unë do të kthehem. Kam pasur oferta nga shume shtete të botës, që kur isha fëmijë dhe kurrë se kam çuar në mendje që të mund të ndërroj flamurin tim për hir të atyre heronjve qe kanë dhënë jetën për këte flamur dhe unë do isha i gatshëm në çdo sekondë të jetës time të jepja jetën për këtë flamur e kurrë për karriget e cilitdo politikani apo drejtues aktual të  federatës sime që flasin për flamur, ndërkohë nuk din sakrificën e një sportistit që vërtet lufton për flamur e jo për monedha që kurrë si kam kërkuar shtetit tim.

Dola kampion Europe në Kroaci në një stil por të dal një njeri dhe të thotë që për atë medalje të Artë në Europë unë kërkova një qindarkë. S’kam kërkuar kurrë asgjë përveç atyre që më takojnë, tani kërkova që të merrja pjesë në botëror, të tregoja se kush unë jam, që nuk marr doping, po është vet doping,doping i llojit që urrejtjen dhe pa korrektësinë nga gjithë këta njerëz e kthejnë në forcë fizike dhe mendore sepse unë s’kam nevojë për ampula apo kapsula të jem ky që jam dhe të arrij gjëra të cilët njerëzit thjesht nuk i perceptojnë dot.

I them federatës sime që unë nuk humba sepse nuk u ngjita në pedan as nuk dështova, por ju, ju humbët, ju mbani përgjegjësi për këte, jo unë.

Duke theksuar që peshëngritja për shumicën e njerëzve është sport i rëndë, për mua është një lojë “play-station”.

Turpi u ngelet ju si federatë e ju si shtet , të cilët s’doni një kampion bote, por doni njerëz që të vijnë nëpër  fushata dhe servila, por jo, unë kurrë nuk mund të bëhem pjesë e një partie sa do padrejtësi të më bëhet.

Unë jam DANIEL GODELLI ai që frikëson botën me profesionin e tij, po ju kush jeni?!

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: