Vasili: Edi Rama duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri

Vasili: Edi Rama duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i kërkon Edi Ramës që ti japë përgjigje shqiptarëve për drogën e mbjellë në vendin tonë.

Në një status në rrjetin social Vasili shkruan se edhe po të mbyllë gojën media e blerë në Shqipëri, Kryeministri nuk mund të bllokojë lajmet që vijnë nga mediat e huaja ku përmendet vendi ynë si qendra e prodhimit dhe shitjes së drogës në Europë.

“Të përgjigjet kryeministri për drogën dhe krimin, debati për median shfokusim i qëllimshëm i tij.

Kryeministri u shqye më dysh që të bëjë protagonistin duke goditur mediat. Nuk ka asnjë merak ky, as për të drejtat e njeriut e as për liritë, sepse ky veç i shet e i blen ato. Kryeministri dhe parimi (parimet) janë të kundërtat e njeri-tjetrit”, thekson Vasili.

Sipas tij, kreu i qeverisë duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

“Sa për mediat të blejë sa të dojë...Po “France International”, “Frankfurter Alegmaine Zaitung”, “Corriere della Sera”, “New York Times”, “The Telegraf”, a i blen dot?!

Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen.

Të përgjigjet kryeministri përpara task-forcës së tre milionë shqiptarëve për drogën dhe krimin epidemik”, shkruan mes të tjerave në rrjetin social deputeti i LSI-së, Petrit Vasili./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: