Vasili: Projektbuxheti, dyshojmë për pastrim parash nga qeveria. S’e votojmë

Vasili: Projektbuxheti, dyshojmë për pastrim parash nga qeveria. S’e votojmë
Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2018 “është i pamundur dhe i pavotueshëm nga LSI”.

Në një dalje në media Vasili tha se projektbuxheti i paraqitur mbart rrezikun e pastrimit të parave të pista nëpërmjet koncesioneve, partneritetit publik-privat, dhënies së fondeve pa tender, si dhuratë për klientët e pushtetit.

“LSI nuk e voton buxhetin e 2018, është me probleme madhore dhe rëndon qytetarët. Qeveria për herë të parë paraqitet si një qeveri e tepsisë e timonit, ku hyn në konflikte me Kushtetutën për taksat. Konstatohen fenomene skandaloze. E sfidoj qeverinë dhe pres këtu të më thotë qoftë dhe një investim të vetëm të huaj, e ardhmja është shumë e errët. Ka synimin te pastroje paratë e pista”, tha Vasili. /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: