Vasili reagon për fondin e pishave: Kjo është vjedhje e ndyrë. Sa turp!

Vasili reagon për fondin e pishave: Kjo është vjedhje e ndyrë. Sa turp!
Lidhur me fondin prej 2.5 milionë eurosh për të mbjellë pisha përgjatë autostradës Tiranë-Durrës ka reaguar kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Vasili e quan vjedhje nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se ai nuk bën gjë tjetër, vetëm rrjep shqiptarët.

“Kryeministri rropi paratë e palmave në autostrade, tani do rrjepë të pishave. Sa turp!

Qindra milion lekë palma në autostradën Tiranë-Kashar u thanë, u asgjësuan, ju vodhën njerëzve të thjeshtë.

Specialistë, media, shoqeri civile, politikanë e argumentuan tërësisht që kjo është vjedhje e ndyrë ditën për diell.

Kryeministri i kazanit të trafikantëve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori tëe decerebruar.

Sot na kërkojnë 2.5 milion euro të tjera për të zëvendëesuar palmat e thara me pisha.

A ka turp ky kryeministër? Apo e ha turpin me bukë boll që të rrjepë paratë e pishave siç ropi paratë e palmave.

Ky është mizerabiliteti i hajdutërise dhe rrënimi që vjen prej padijes, ky i ka të dyja.”, shkruan Vasili.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: