Vendimi, rritet me 50% tarifa për Ujin e Pijshëm

Vendimi, rritet me 50% tarifa për Ujin e Pijshëm
Për të zgjidhur problemet e furnizimit me Ujë të Pijshëm është planifikuar rritja e çmimit.

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44 %.

Ky vendim është publikuar në faqen të Entit Rregullator të Sektorit për Furnizim me Ujë.

Me tarifat e reja në fillim të vitit tjetër e më tej qytetarët e Tiranës do ta paguajnë gati 50% më shtrenjtë ujin e pijshëm.

Enti Rregullator publikoi edhe tabelat me gjithë rritjet, përfshirë këtu edhe tarifat fikse të vendosura nga bashkia e Tiranës. Ndërkaq, reformimi i sistemit dhe mënyra sesi funksionon Ujësjellësi lë shumë për të dëshiruar pasi ankesat e qytetarëve kanë qenë gjithnjë të mëdha.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: