Vendosi prezervativë te doreza e apartamentit të Eli Farës, 22-vjeçari përfundon në psikiatri

Vendosi prezervativë te doreza e apartamentit të Eli Farës, 22-vjeçari përfundon në psikiatri
Këngëtarja e njohur Eli Fara është përballur me një situatë të pazakontë disa muaj më parë.

Një 22-vjeçar akuzohet se e ka përndjekur duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj.

Këngëtarja nuk ka bërë kallëzim për rastin, por ka qenë një parukiere, e cila është përndjekur nga i njëjti person dhe në të njëjtën mënyrë.

Bëhet fjalë për shtetasin Gertjan H., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili  është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres. Pikërisht nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren Eli Fara. Sipas “Panorama” që disponon vendimin e Gjykatës së Tiranës mbi këtë ngjarje të pazakontë, në përfundim u vendos masa “mjekim të detyruar spitalor” për 22-vjeçarin.

I riu vuante nga çrregullime mendore dhe nuk është dënuar pasi 22 vjeçari i ka kryer veprimet e tij në kushte të  pandërgjegjshme.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës është dhënë më 16 tetor të këtij viti, ndërsa ngjarja në apartamentin e këngëtares Eli Fara ka ndodhur në qershor.

Këngëtarja nga ana e saj nuk ka dhënë asnjë dëshmi në gjyq mbi rastin në fjalë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: