Vijojnë kërkimet nën rrënoja, 400 të vdekur e 7000 të plagosur nga tërmeti në Iran-Irak

Vijojnë kërkimet nën rrënoja, 400 të vdekur e 7000 të plagosur nga tërmeti në Iran-Irak
Një përpjekje e madhe shpëtimi është në proces pasi një tërmet i fuqishëm goditi kufirin malor të Iranit me Irakun, duke vrarë më shumë se 400 vetë dhe duke plagosur më shumë se 7,000.

Ekipet po kërkojnë për të mbijetuarit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Tërmeti është më vdekjeprurësi në botë këtë vit.

Shumica e njerëzve që vdiqën ishin në Iranin perëndimor në Sarpol-e-Zahab, një qytet 15 km larg kufirit dhe pjesë të tjera të provincës Kermanshah.

Spitali kryesor i qytetit u dëmtua rëndë duke e lënë të pa trajtuar qindra njerëz të plagosur.

Një grua dhe foshnja e saj u tërhoqën gjallë nga rrënojat në qytet, thanë mediat iraniane.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: