Vlorë/ “Ustai” prangos hajdutët e pajisjeve hidraulike

Vlorë/ “Ustai” prangos hajdutët e pajisjeve hidraulike
Tre persona arrestohen nga policia e Vlorës, pasi akuzohen për disa vjedhje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ustai” u arrestuan: Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi  Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H., 14 vjeç, të tre banues në Vlorë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare”, sqaron policia sipas së cilës:

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohen se vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, sidoemos te firmat e ndërtimit, apo banesat, që më pas i shisnin.

Policia dyshon se këta persona kanë kryer edhe një sërë vjedhjesh të tjera në qytetin bregdetar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: