Vokshi, Forumit të Gruas së PPE: Rama po intimidon lirinë e medias

Vokshi, Forumit të Gruas së PPE: Rama po intimidon lirinë e medias
“Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”.

Kështu mësohet që të jetë shprehur deputetja demokrate, Albana Vokshi në Forumin e Gruas së Partive Popullore Europiane, rreth asaj që ajo e ka cilësuar si përkeqësim i lirisë së medias në Shqipëri.

“Përgjimet e anti-mafias italiane vërtetuan denoncimet disavjeçare të PD-së si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale”, ka thënë më tej Vokshi në fjalën e saj.

Duke shtuar se “për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes”.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: