Vrasja e gjyqtares Hafizi, ekspertiza nxjerr të aftë mendërisht ish-bashkëshortin

Vrasja e gjyqtares Hafizi, ekspertiza nxjerr të aftë mendërisht ish-bashkëshortin
Ekspertiza mjeko-ligjore nxori përfundimin se Fadil Kasemi është i aftë mendërisht dhe vrasjen e ka kryer me vetëdije të plotë.

Tre muaj pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish burri i saj, sot është zbardhur edhe ekspertiza e Fadil Kasemit.

Rezultati i ekspertizës së Fadil Kasemit i është dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortin e gjyqtares së ndjerë, Fadil Kasemin.

Fadil Kasemi e vrau bashkëshorten e tij Fildes Hafizi në 31 gusht të këtij viti, pasi kishte tentuar edhe dy vjet më parë të bënte të njëjtën gjë, ndërkohë që ky krim ndezi debate të ashpra për faktin se ishte paralajmëruar dhe nuk u parandalua.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: