Ylli Manjani: Dënglat e Ramës, autorit të ekonomisë informale të hashashit

Ylli Manjani: Dënglat e Ramës, autorit të ekonomisë informale të hashashit
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka deklaruar se autori i ekonomisë informale të hashashit dhe krye i pandehuri po na mban leksione për ekonominë informale dhe bankat.

“Po një pyetje e kam për Guvernatorin e Bankës së Shtetit: Si mund të liçensohen banka me aksionerë, kapitalet e të cilëve vijnë nga bota e Off shore?! A mund të flasim ne sot për sistem bankar të besueshëm dhe për ekonomi formale, kur nuk njohim pronarët e bankave?”, shkruan Manjani në rrjetin social.

Sipas tij, Kryeministri si i kapur ne flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale këtë punë ka: të shesë dëngla me gjera që vetë i shkel, i dhunon e i përçmon!

“Edhe FMN e ngre këtë pyetje... Prandaj, kjo çështje meriton, jo thjesht një përgjigje, por një reagim të rreptë!

Nëse ligji lë hapësira, duhet rregulluar sa më parë! Përndryshe lumi i parasë së vënë nga hashashi do futet ne banka dhe Shqipëria do behet shumë shpejt një imituese e parajsave fiskale, por që mbaron si firmat piramidale!”, vijon Manjani./l.k./

(Foto: Google)

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: