Zbardhen emrat e shqiptarëve të kapur në Itali me 2 ton kanabis

Zbardhen emrat e shqiptarëve të kapur në Itali me 2 ton kanabis
Gjatë një aksioni dy ditë më parë nga autoritetet italiane, u sekuestruan rreth 2 ton kanabis si dhe ranë në pranga 3 shqiptar.

Tashmë janë zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar të cilët janë:

Bledar Danaj 21 vjeç,

Erald Alidervishi 26 vjeç

Alfred Kamberaj 48 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se droga ka ardhur nga Shqipëria drejt italisë me rrugë detare edhe pse masat së fundmi janë shtuar nga strukturat shtetërore.

Sido qoftë, referuar një sasie të tillë prej 2 tonësh, mendohet se është përdorur një mjet i madh lundrimi si anije ose peshkarexha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: