Zbulohet ndërmjetësi mes gjyqtarit dhe të dënuarit për vrasje

Zbulohet ndërmjetësi mes gjyqtarit dhe të dënuarit për vrasje
Ditën e djeshme u zbulua se sekseri i 20 mijë eurove ishte kushëriri i tij Kujtim Miri e ndërsa sot është zbuluar ndërmjetësi i këtyre parave.

Ndërmjetësi i cili ka ndërhyrë për të ndryshuar masën e sigurisë nga vrasje në “plagosje të rëndë me dashje” nga ana e gjykatësit Miri, është kushëriri i Gentian Dodës, A. Buci.

Ky i fundit i ka dorëzuar eurot për ndryshimin e akuzës, kushëririt të gjyqtarit, e më pas i janë dorëzuar vendimmarrësit.

Në shtëpinë e gjyqtarit Shkëlqim Miri policia gjeti 300 milionë lekë të vjetra, pas një kontrolli të ushtruar atje.  /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: