“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Zbulohet takimi i fshehtë, Rama dhe Toni Bler. Ja ç'u llafos midis tyre...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Zbulohet takimi i fshehtë, Rama dhe Toni Bler. Ja ç'u llafos midis tyre...!
"Antena Jashtë Familjes" vjen sot me dy lajme shumë të freskëta, ashtu siç është edhe moti.

Sipas lajmeve të fshehta, apo siç thuhen përherë në gazetari, "konspirative", që qarkulluan javën e kaluar, shoku Toni Bler, ish-Kryeministër dhe udhëheqësi i Partisë së Punës në Britaninë e Madhe, bëri një vizitë në Shqipëri. Qëllimin e kësaj vizite po e zbulojmë EKSKLUZIVISHT në rubrikën tonë. Me metodat tona të zbulimit, bëmë të mundur të kapnim bashkëllafosjen e tyre, tepër të fshehtë. Antena jonë ishte vendosur në një pikë që, mundi të kapte, pikë për pikë, çdo llaf. Ja, ajo;

Tony Bler: Edo, si je man? Si të shkojnë punët? Ç'ne që nuk më ftove në Himarë këtë radhë, por këtu në Tiranë, e aq më tepër jo publikisht?

Edi Rama: Në Himarë po bëj ca punime dhe nuk desha të të shqetësonte zhurma, Toni. Ti e di që, ne shqiptarët mendojmë për mikun...

Toni Bler: E di Ed, e di. Veçse, nuk më ke dhënë asnjë fond tani së fundi, për firmën ligjore të gruas sime. Ç'a bën kështu, man?!

Edi Rama: Kam qenë i zënë, Tono, me problemet tona të brendshme. Ndaj të ftova. Më ka plasur një skandal nga ata përtej detit. Kanë përgjuar se një makinë që e ka pasur një ministër i imi, ka transportuar hashash në Itali.

Toni Bler: Qenka probllem serioz. Po mua, përse më ftove? Ti e di që unë kam qenë dhe jam kundër përdorimit të marijuanës, man. "Pi bëhu tapë me alkool, - më thoshte babai, - veç hashash, jo!"

Edi Rama: E di Ton, e di. Të ftova për të të thënë që makina që përdorej, ka të shkruajtur në targën e saj edhe bashkëtingëlloret, GB. Pra, shkronjat e para të fjalëve, Great Britain. Dua të dalësh në shesh të burrave, siç i themi ne, dhe ta pranosh që makina ka qenë e juaja.

Toni Bler: Si e imja? Është përdorur makina ime në transportin e hashashit? Mbase, ç'nuk bën vaki. Unë shumicën e kohës udhëtoj me avion dhe kam kohë pa kontrolluar makinën në garazh. Këtu te ju, futen lloj-lloj makinash. As ata britanikët e mi, s'i bën dot derman doganave tuaja. Ku është makina? A më lejohet ta marr prapë?

Edi Rama” Po jo mer Ton, jo. Thashë që, në targë shënohej GB. Dua të dalësh e të thuash që makina është e ndonjë britaniku. Kështu, pala italiane do zbythet, meqë në këtë mesele futet  edhe vendi juaj. Jemi vend i vogël, Toni. Me ne mund të bëjnë ç'të duan italianët. Me ju britanikët, mbase e bëjnë një sy shurdh,e një vesh qorr.

Toni Bler: Nuk mundem, Ed! Kush ma var mua në vendin tim! Mua s'ma varnin kur isha në kolltuk, jo më tani. As një kitare nuk merrja dot dhuratë. Donte të më jepte ai këngëtari i grupit U2, kitarën e tij dhe nuk ma mbajti ta merrja. Do bënte namin populli britanik, nëse e merrja. Jo më, të them si më thoni ju. E kupton, man?

Edi Rama: Mendohu mirë, Ton! Ndryshe nuk i jap sat shoqeje pará për studion ligjore të saj.

Toni Bler: Ed, menduar jam, man. Unë bëj ç'bëj, jashtë vendit tim, është punë tjetër. Me gjëra që përmendet vendi im, s'ma mban, man. Nuk ma mbante kur isha në karrige, jo më tani. E di ti man, që nëse më jepte dikush një dhuratë mbi 140 paund, duhet ta paguaja pjesën e mbetur të shumës mbi 140.

Edi Rama:140 mijë pound? Kaq pak?!

Toni Bler:140 paund, man. Tani më falni, se jam vonë se duhet të marr avionin dhe të lëviz për në Kazakistan, të bëj ndonjë lekë andej. Vetëm në vendet si juaji mund të  bëjmë lekë ne, miku im. Brenda vendit, s'ma fërshëllente njeri, as kur kisha karrigen. Ndryshojnë popujt, man...

Shpërndajeni me miqtë tuaj: