2017, lamtumira e pesë ikonave të futbollit botëror!

2017, lamtumira e pesë ikonave të futbollit botëror!
Nga Aranit Muraçi

Pesë fitues të Kupës së Botës gjatë vitit të fundit, i dhanë lamtumirë futbollit gjatë vitit 2017. Ata lanë pas një karrierë të shkëlqyer, duke shënuar gola të paharrueshëm, apo duke lënë pas statistika dhe të dhëna që i kthyen ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Futbolli ka humbur shumë me largimin e tyre, pasi në fushat e blerta, të tillë lojtarë zbresin rrallë, ndërsa pas lamtumirës Totti, Alonso, Pirlo, Kaka e Lahm, do të kenë më tepër kohë t’i përkushtohen familjes, para se të nisin ndoshta një karrierë tjetër, brenda apo jashtë futbollit, pse jo pa aq të sukseshme.

Xabi Alonso

Karriera ndërkombëtare: 11 vjet (2003-’14)

Ndeshje: 114 (88 fitore, 13 barazime, 13 humbje) – Gola: 16

Paraqitje në Kupën e Botës: 13 (9 fitore, 4 humbje) – Gola: 2

Do të kujtohet

Xabi Alonso nuk ka realizuar kurrë me një 11-metërsh në karrierën e tij. Por u cilësua njeriu i ndeshjes në finalen e UEFA Champions League të 2005,  kur Liverpool ngriti trofeun, duke kthyer në deficit rezultatin prej tre golash në 3-3. Alonso u bllokua nga Dida, por ai shkëlqeu për të reaguar me shpejtësi dhe për të hedhur topin mbi brazilianin në rrjetë. Liverpool fitoi me 11-metërsha, ndonëse Rafa Benitez nuk i lejoi Alonso-s të godiste 11-metërshin. Dy gola të njëpasnjëshëm e të jashtëzakonshëm nga Alonso në Premier League, teksa spanjolli shënoi nga 65 metra kundër Luton dhe në vitin 2006, nga 70 metra kundër Newcastle. Steven Gerrard, kapiteni i Liverpool, tha për të: “Çfarë lojtari fantastik! Finalizuesi më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë! Meriton të gjitha vlerësimet! Çfarë karriere të veçantë për klubin! Jam shumë xheloz që fitoi Kupën e Botës, apo titujt në Gjermani dhe Spanjë. Por e meriton, sepse nuk mund të kisha një partner më të mirë mesfushor!”

Philipp Lahm

Karriera ndërkombëtare: 10 vjet (2004-’14)

Ndeshje: 113 (82 fitore, 18 barazime, 13  humbje) – Gola: 5

Paraqitje në botëror: 20 (15 fitore, 2 barazime, 3 humbje) – Gola: 1

Do të kujtohet

Atmosfera ishte elektrizuese, kur Gjermania u eliminua nga botërori 2006. Gjermania, megjithatë, ia doli të triumfonte tetë vjet më vonë, kur në Brazil, pasi ngriti trofeun, lideri Lahm pa se ishte momenti ideal për t’u tërhequr nga angazhimet ndërkombëtare. Tre ekipet e fundit fituese të Kupës së Botës, e kthyen Lahm në një nga tre lojtarët gjermanë të cilët do të kujtohet gjatë, bashkë me Djalma Santos dhe Franz Beckenbauer. Dirk Nowitzki, legjenda e NBA-së, i tha atij para lamtumirës: “Urime për karrierën tuaj të shkëlqyer, ndërkombëtare dhe kombëtare! Ju keni fituar gjithçka! Ju jeni gjithashtu, një fitues i Kupës së Botës. Kështu që mund të jeni superkrenar për gjithçka që keni arritur!”

Kaka

Karriera ndërkombëtare: 14 vite (2002-’16)

Ndeshje: 92 (65 fitore, 18 barazime, 9 humbje) – Gola: 29

Ndeshje në botëror: 10 (8 fitore, 2 humbje) – Gola: 1

Do të kujtohet

Kaka nuk po e gjente rrugën e rrjetës, edhe kur ishte në zonë, sidomos kundër Argjentinës. Por një prekje e parë i dha atij mundësinë për të bërë mrekullinë duke e dërguar topin në cepin e portës, në fitoren e paharrueshme 4-1 të Brazilit në finalen e Kupës së Konfederatave 2005. Me 10 milionë ndjekës në Twitter Kaka u bë sportisti i parë që arriti këtë shifër në 2012. Ai u pasua nga Cristiano Ronaldo dhe Lebron James. Shoku i tij i ekipit, Neymar, i tha para lamtumirës: Urime për trajektoren, vëlla. Jam krenar që kam qenë pjesë e karrierës suaj. Ju jeni një shembull i mirë për mua. "

Andrea Pirlo

Karriera ndërkombëtare: 13 vite (2002-’15)

Ndeshje: 116 (58 fitore, 38 barazime, 20 humbje) – Gola: 13

Ndeshje në botëror: 11 (6 fitore, 2 barazime, 3 humbje) – Gola: 1

Do të kujtohet

Kishte pesimizëm rreth Italisë kur nisi turneu i Gjermanisë në vitin 2006. Pirlo ngriti optimizmin për  40 minuta kur kundër Ganës, me një goditje vdekjeprurëse dhe i ndihmuar nga një rrufe tjetër e Alberto Gilardino – vendosi “Azzurrët” në rrugën e duhur drejt suksesit. Pirlo dha asiste më shumë se të katër mesfushorët e Anglisë, jo vetëm në çerekfinale të EURO 2012, por edhe në ndeshjen kundër tyre, “Brazil 2014”. Ai ndihmoi Italinë të përfundojë me sukses 93.19 për qind të pasimeve, duke vendosur një rekord që nga 1970 (Danimarka e kishte mbajtur atë me 92.72 për qind kundër Uruguait). Mario Balotelli e cilësoi Pirlo-n: “Unik, i paimitueshëm. Kam pasur nderin të luaja me të. Faleminderit për gjithçka Andrea. Për mua mund të luante ende edhe për dhjetë vjet.”

Francesco Totti

Karriera ndërkombëtare: 8 vite (1998-2006)

Ndeshje: 58 (33 fitore, 16 barazime, 9 humbje) – Gola: 9

Ndeshje në botëror: 11 (6 fitore, 3 barazime, 2 humbje) – Gola: 1

Do të kujtohet

Totti ishte lojtari brilant, që godiste kur nuk pritej.  Nga 25-metra ai shtangu Angelo Peruzzi dhe vulosi fitoren e Romës 5-1 kundër rivalit të hidhur, Lazio-s, më 2002, kur u regjistrua fitorja më e thellë në 69 vite derbi mes dy ekipeve të kryeqytetit italian.  40 vjet e 243 ditë ishte mosha që e bëri Totti-n kur u largua nga futbolli lojtarin e dhjetë më të vjetër që ka luajtur në Seria A. Pesë të parët janë portierë, ndër pozicionet nga gjashtë te nënta i mbajnë mbrojtësit. Legjenda Diego Maradona tha pak para lamtumirës së tij: “Në ditët e tij më të mira, Totti ishte lojtari numër një në botë.” Totti iu përgjigj: “Tani që e ka thënë edhe Maradona se jam lojtari më i mirë që ai ka parë në botë, mund të tërhiqem.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: