Ajeti-Zeqiri, beteja e radhës Shqipëri-Zvicër

Ajeti-Zeqiri, beteja e radhës Shqipëri-Zvicër
Dy talentë me origjinë shqiptare që realizuan gjatë derbit të fundjavës mes tyre në Zvicër i bashkohen listës së lojtarëve të dëshiruar nga Panucci bashkë me Durmishaj, Bare etj. 

Albian Ajeti ishte autori i 1 goli në fitoren e fundit të kampionatit zviceran për Basel ndaj Lausanne Sport. Albian Ajeti është një ndër emrat më të kërkuar për momentin nga Chrisian Panucci dhe stafi kuqezi. Ai ende nuk ka kthyer një përgjigje nëse do të vazhdojë karrierën me ekipin e Zvicrës apo do të zgjedhë Shqipërinë. Vëllai më i vogël i Arlind Ajetit pritet të marrë vendimin gjatë këtij muaji, pasi mësohet se kuqezinjtë do ta presin deri në janar.

Me Basel gjithashtu luajti titullar edhe mesfushori Taulant Xhaka, i cili po ndikon që ai të bindet për të luajtur me Shqipërinë. Por në ndeshjen fundit është shfaqur një emër tjetër kandidat për fanellën kuqezi. Andi Zeqiri, lojtari 18 vjeçar i Lausanne, i cili më parë ishte pjesë e Akademisë së të rinjve të Juventusit, debutoi në takimin e javës së fundit kundër Basel. 18-vjeçari e nisi lojën nga stoli dhe u aktivizua pas 72 minutave lojë.

Por tetë minuta më vonë, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Basel, në humbjen 1-4. Zeqiri ka luajtur deri tani me ekipet e moshave kombëtare të Zvicrës, ndërkohë që FSHF kërkon ta ketë atë në të ardhmen pjesë të ekipeve kombëtare.  “Qershia mbi tortë” e paraqitjeve të lojtarëve kuqezi apo kandidatëve për të veshur fanellën e Kombëtares A, gjatë miqësoreve të vitit 2018 para kualifikueseve Euro 2020 ka qenë paraqitja dhe goli që Fiorin Durmishaj i Panionios, i cili shënoi golin e fitores ndaj Panathinkaikos. Durmishaj e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa realizoi golin me vlerën e tre pikëve në derbin e Athinës. Ai është pjesë e U-21 të Shqipërisë. Kjo paraqitje e tij mësohet se ka bindur trajnerin Christian Panucci, që ta takojë për ta pasur në të ardhmen pjesë të ekipit të tij. Durmishaj, Ajeti, Zeqiri, por edhe emra të tjera si Kejdi Bare e Rey Manaj, apo Endri Çekiçi e Kristal Abazaj janë pjesë e projektit të rinovimit të kombëtares sonë nga trajneri Panucci. /a.muraçi/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: