AKEP: 2.16 milionë konsumatorë, akses në internet

AKEP: 2.16 milionë konsumatorë, akses në internet
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëri me dije se 2.16 milionë konsumatorë në Shqipëri kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë dhe se numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë të këtij viti u rrit me 18.4 % .

Këto statistika tregojnë qartë edhe se tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti pati një rritje me 3 % dhe arriti në afro 288 mijë.

AKEP njofton se, gjithashtu, rritje ka pësuar edhe segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara, internet, telefon e television duke sjellë rritje vjetore me 23%.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: