Aksident në Peqin, pas përplasjes së 2 makinave plagoset këmbësorja

Aksident në Peqin, pas përplasjes së 2 makinave plagoset këmbësorja
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku një kalimtare është plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Ngjarja ndodhi në fshatin Broshkë ndërkohë që mjeti tip “Citroen” me targa AA 805 CC drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç, banues në Kavajë dhe një “Opel” me targa AA 815 HO drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç u përplasën mes tyre. Pas devijimit mjeti Opel ka përplasur këmbësoren M.Xh., 39 vjeçe e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/ f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: