Aksidenti, humb jetën kamionisti shqiptar

Aksidenti, humb jetën kamionisti shqiptar
Një shqiptar ka humbur jetën sot në një aksident rrugor në Itali.

Aksidenti ka ndodhur orët e mëngjesit në autostradën A22, pranë daljes në veri të Veronas.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një 51-vjeçar shqiptar, punëtor i një ndërmarrje autotransporti në Padova.

Kamioni të cili drejtonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve lokale, është përplasur me një tjetër kamion.

Përplasja ka rezultuar fatale për 51-vjeçarin, i cili ka humbur jetë menjëherë.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar dinamikën e aksidentit, që shkaktoi edhe trafik të rënduar në autostradë.

(Marrë nga http://corrieredelveneto.corriere.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: