Aksidenti, shkatërrohet makina, plagoset e reja pasagjere

Aksidenti, shkatërrohet makina, plagoset e reja pasagjere
Një e re u plagos në një aksident automobilistik në në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, në afërsi të Petroliferrës.

Dëshmitarë ne vendngjarje thanë se automjeti u shkatërruar pas përplasjes me pemët.

Policia sqaron se në sallën ishte njoftuar me telefon për një aksident në aksin Vlorë-Zvërnec, ndërsa uniformat blu ishin nisur menjëherë në vendngjarje.

Po sipas saj, nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetasi F.A., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka humbur kontrollin e mjetit që ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S.Q..

E lënduara u transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe bluzat e bardha konfirmojnë se gjendja e saj shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: