Ambasada / Vizë për SHBA, kujdes kur aplikoni, mund të refuzoheni përgjithmonë

Ambasada / Vizë për SHBA, kujdes kur aplikoni, mund të refuzoheni përgjithmonë
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, porosit aplikuesit për viza turistike të jenë të kujdesshëm dhe të tregohen të sinqertë kur aplikojnë për viza turistike pasi në të kundërt rrezikojnë refuzimin e përhershëm.

“Kur të aplikoni për një vizë në SHBA duhet të tregoheni të sinqertë dhe të saktë gjatë plotësimit të formularit dhe intervistës”. Kështu informon ambasada amerikane në një postim të bërën faqen e saj zyrtare.

Ambasada apelon: “Ju lutemi, mbani mend se kushdo që ju thotë të kundërtën, nuk po vepron në interesin tuaj më të mirë”. Ambasada amerikane gjithashtu ka shpërndarë linkun e saktë ku aplikohet për vizë online.

Qëllimi i udhëtimit tuaj dhe të tjera fakte do të përcaktojnë llojin e vizës që ju duhet sipas ligjit amerikan për emigrimin. Si aplikues për vizë, ju duhet të përcaktoni nëse i përmbushni të gjitha kriteret e kërkuara për të marrë kategorinë e vizës për të cilën po aplikoni.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: