Armë dhe drogë në Memaliaj, dy persona i fshehën në përrua

Armë dhe drogë në Memaliaj, dy persona i fshehën në përrua
Një sasi armësh zjarri dhe kanabisi u gjetën të fshehura nga policia në qytetin e Memaliajt.

“Operacioni nisi pasi Policia e Memaliajt mori informacion nga burimet e saj se dy shtetas, (gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi), po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre”, njoftojnë uniformat blu.

Policia ka gjetur tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56, dy krehëra me fishekë si dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte 5 kg kanabis.

Armët dhe droga u gjetën të fshehura në një zone me shkurre në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Zhapokikë të Memaliajt. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: