Asensio "lumturon" Zidane, Bale ende i veçuar

Asensio "lumturon" Zidane, Bale ende i veçuar
Duket se tashmë gjërat po përmirësohen në Real, teksa Asensio ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për lojë. Ndërkohë edhe Bale është parë në stërvitje megjithëse i veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Talenti spanjoll, Marco Asensio, ka lënë prapa lëndimin dhe është gati për lojë, pikërisht tani kur i duhet më së shumti skuadrës së Zinedine Zidane që nuk po kalon momente të mira në Ligë.

Ai është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe duket se do të luajë disa minuta në Ligën e Kampionëve të mërkurën kundër Borussia Dortmundit.

Ndërsa Bale, që është temë në mediat botërore për shkak të lëndimeve të shumta në këtë fillim sezoni, është stërvitur me topin i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por ende nuk dihet kur do të jetë në gjendje të kontribuojë për Los Blancos.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: