Avokati i ish-ministrit të Brendshëm: Nuk ka procedim penal për Tahirin nga Italia

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm: Nuk ka procedim penal për Tahirin nga Italia
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Maks Haxhia deklaroi se klienti i tij nuk është në dijeni të ndonjë procedimi penal nga shteti Italina.

Përkundrazi avokati Haxhia tha se Tahiri ka kërkuar vet hetim nga Prokuroria e Katanias por kjo nuk e ka nisur procedimin.

“Ai kërkoi publikisht të hetohej. Nuk përdori mjete proceduriale, por deklaroi se jam gati. Pikërisht për këtë kontaktuam një studio italiane që të jenë në kontakt me autoritetet e Katanias për të sqaruar pozicionin e z. Tahiri” informoi avokati.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: