Barça e Real në garë për hollandezin Blind të United

Barça e Real në garë për hollandezin Blind të United
Duket se Daley Blind po shihet gjithnjë e më larg Manchester United teksa në garë për mbrojtësin holandez janë hedhur mjaft ekipe të mëdha.

Sipas "Daily Express" në garë për shërbimet e 27 vjeçarit janë dy gjigandët e La ligas, Barcelona dhe Reali i Madridit.

Tek Barça, hollandezi do të plotësonte hapsirën e konsiderueshme të lënë nga Javier Masvcherano që pritet të largohet drejt Kinës, ndërsa Zidane e kërkon mbrojtësin për ta vendosur në krah të Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: