Bastet për trajnerin e Italisë, ja koeficienti i Xhani De Biazit

Bastet për trajnerin e Italisë, ja koeficienti i Xhani De Biazit
Në Itali kanë nisur bastet dhe kuotimet për kandidatët e stolit të kombëtares.

Pas shkarkimit të Venturës, “axurrëve” kanë mbetur pa trajner megjithëse në listë janë emra të njohur botëror të futbollit.

Sipas mediave italiane, pas deklaratës së bërë, trajneri Karlo Ançeloti kuotohet tashmë me koeficientin 4.5 dhe jo më 2.2.

Në listë, pas tij si pretendentë të mundshëm me koeficientin 7 renditen Konte, Ranieri dhe Kapelo, shkruan panorama

Sipas “Corriere Dello Sport”, një prej kandidatëve që gjendet në listë është edhe Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare së fundmi kuotohet me koeficientin 12.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: