Bilanci i përmbytjeve: Dëmet më të mëdha se në 2015

Bilanci i përmbytjeve: Dëmet më të mëdha se në 2015
Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive.

Bilanci i publikuar nga TCH raporton për 4700 shtëpi të përmbytura, gati 7 herë më shumë se dy vjet më parë.

“Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë”.

Sipas raportimit të TCH këtë herë janë përmbytur 56 shkolla nga 16 që u përmbytën dy vjet më parë, ndërsa urat e dëmtuara kanë qenë 65 nga vetëm 10 që ishin në vitin 2015.

“I vetmi bilanc pozitiv nga krahasimi i dy përmbytjeve rezulton ai i bizneseve, të cilat këtë vit janë përmbytur më pak nga 300 që ishin në 2015-ën në vetëm 40 këtë herë”.

Ekspertët kanë theksuar se ndërhyrja në argjinatura duhet të jetë e plotë dhe shumë nga lumenjtë problematikë kërkojnë ndërhyrje në themel. /a.a/ Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: