Billboard Hot 100, Ed Sheeran dhe Beyonce rrëzojnë nga froni "Rockstar" të Post Malone

Billboard Hot 100, Ed Sheeran dhe Beyonce rrëzojnë nga froni "Rockstar" të Post Malone
Tashmë “Rockstar” i Post Malone dhe 21 Savege ka rënë nga froni për t’i lënë vendit Ed Sheeran dhe Beyonces.

“Perfect Duet”, bashkëpunimi mes Beyonce dhe Sheeran gjendet në krye të top listave në javën e parë të lansimit.

Versioni paraprak i “Perfect” edhe remiksi me Beyoncen llogariten “një” në renditje duke arritur 63 për qind të shitjeve totale. Ky është vendi i parë për herë të dytë për Ed Sheeran këtë vit pas këngës “Shape of You”.

Vetëm Justin Bieber ka dy këngë në krye të Billboard Hot 100 brenda një viti.

Ndërkohë për Beyoncen është hera e gjashtë që është në vendin e parë të Billboard Hot 100 dhe hera e 10-të me një artist tjetër.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: