Borusia Dortumnd shkarkon trajnerin

Borusia Dortumnd shkarkon trajnerin
Peter Bosz nuk do të jetë më trajner i

Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Peter Bosz. Shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Hans-Joachim Ëatzke njoftoi se, mbrëmjen e djeshme ka pasur një bisedë me trajnerin Bosz, ku është vendosur që të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme kontrata e bashkëpunimit me të.

Ai u shkarkua pas humbjes 1-2 me Verder Bremen, ndërkohë që Dortmund u eliminua edhe nga Champions League.

“Ishte një bisedë shumë emocionuese, por edhe shumë klasike dhe serioze”, tha Watzke. “Kemi ndërprerë lidhjet me konsensus dhe në emër të Borussias i shpreh falenderimet Peter Bosz, të cilin e konsiderojmë ende një trajner të madh dhe njeri të madh”.

Ndihmësi i tij Manfred Schmidt, Peter Stoeger dhe ish-lojtari i Borussias, Jorg Heinrich do të ulen në pankinën e Dortmundit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: