Burg dy vëllezërve nga Shqipëria, u kapën me 4 milionë euro kokainë

Burg dy vëllezërve nga Shqipëria, u kapën me 4 milionë euro kokainë
Gjykata e Comos ka dënuar me nga 9 vite burg dy vëllezër me shtetësi shqiptare që u kapën marsin e kaluar me një sasi të madhe droge me vlerë 4 milionë euro të fshehur në shtëpinë e tyre në Inverigo.

Qazim dhe Adi Norja, përfituan ulje dënimi nga kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Operacioni që çoi në arrestimin e dy vëllezërve u krye nga Guardia di Finanza, e cila zbuloi 32 kg kokainë me vlerë 4 mln euro.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët me sa duket ishin korrierët që do të transportonin drogën në Evropën veriore. Policia gjeti gjithashtu edhe 230 mijë euro para të gatshme.

Kokaina ishte e ndarë në 29 paketime me mbishkrimin “Duce”.

(Marrë nga http://www.ilgiorno.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: