Bushati takon Kancelarin austriak Kurz, "në fokus" prespektiva europiane e Shqipërisë

Bushati takon Kancelarin austriak Kurz, "në fokus" prespektiva europiane e Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Kancelarin e zgjedhur të Austrisë Sebastian Kurz gjatë ministerialit të OSBE-së.

Në fokus të bisedës ishte integrimi i Shqipërisë duke pasur parasysh që Austria ka presidencën BE-së për vitin e ardhshëm. Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018.

Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur sidomos tek reforma në drejtësi dhe proçesi i vettingut.

Ai u shpreh se Shqipëria e shikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim si fillimin e rrugëtimit evropian të vendit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: