Champions, emocionet e 90 minutave të fundit

Champions, emocionet e 90 minutave të fundit
Champions League/ Sot dhe nesër mbyllet faza e grupeve, me ekipet italiane të Seria A, Juve e Napoli në ankth dhe rrezik eliminimi. Në 16 më të mirat dominojnë ekipet angleze dhe ato spanjolle    

Aranit Muraçi 

Barcelona , Bajern Munih, Beshiktash, Çelsi, Mançester Siti, PSG, Real Madrid e Totenham kanë siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e UEFA Champions League, para se të luhet ndeshjet e fundit në grupe. Sot dhe nesër, me ndeshjet e mbetura, përcaktohet 16 skuadrat më të mira të këtij edicioni.

Grupi A: Mançester U. (12 pikë)- CSKA M. (9), Benfika (0)- Bazel (9)

Manchester United mund të kualifikohet si vendi i parë i grupit me një barazim. Nëse humb me CSKA-në me një rezultat më të ngushtë se tre gola dhe Bazel nuk fiton, kalon sërish si vendi i parë. Nëse CSKA dhe Bazel fitojnë, dy ekipet kryesuese do të përcaktohen me anë të statistikave kokë më kokë, për Djajtë e Kuq duhet të shmangin humbjen me 5 gola, që të mos rrezikojnë. Bazel i Taulant Xhakës kalon më tej si vendi i dytë, nëse ashtu si CSKA barazon apo fiton ndeshjet e fundit.  

Grupi B: Bajern M. (12) – PSG (15), Seltik (3) - Anderlekt (0)

Paris e Bajern janë të kualifikuara, ndaj ndeshja mes tyre luhet për prestigj. PSG fitoi ndeshjen e parë 3-0, kështu Bayern i duhet të fitojë me një rezultat të thellë mbi katër gola për të marrë kryesimin.  Celtic dhe Anderlekt luajnë për vendin e tretë. Anderlekt u mund 3-0  në shtëpinë e Seltik, kështu që belgëve iu duhet të fitojnë me një rezultat me mbi 3 gola për një vend në Europa League.

Grupi C: Roma (8) -Qarabağ (2), Çelsi (10) -Atletiko M. (6)

Chelsea ka siguruar kualifikimin. Londinezët mund të sigurojnë vendin e parë me një fiutore, nëse Roma dështon të fitojë ndeshjen ndaj azerbajxhanasve. Nga ana tjetër Roma kualifikohet nëse fiton, ose Atletiko nuk merr pikët maksimale ndaj Chelsea. Atletikos i duhet të fitojë dhe të shpresojë që Roma të mos fitojë për kualifikimin. Por nëse të dyja ekipet e mbyllin grupin me pikë trë barabarta kalojnë portugezët falë golavarazhit. Qarabag, skuadra ku luan kapiteni i kombëtares sonë Ansi Agolli, i jap lamtumirë Europës pas ndeshjes së mbrëmjes së sotme.   

Grupi D: Olympiacos (1) - Juventus (8), Barcelona (11) - Sporting (7)

Barcelona ka siguruar kualifikimin. Juventus, finalist i sezonit të kaluar, i duhet të fitojë në Athinë, ose i duhet të shpresojë që Sporting të mos fitojë në “Kamp Nou”. Nëse Juve dhe Sporting përfundojnë me pikë të barabarta janë bardhezinjtë superiorë falë golavarazhit. Sporting kualifikohet nëse fiton dhe Juventus dështon në Athinë, ndërsa Olympiacos pavarësisht rezultatit mbetet jashtë Europës.

Ndeshjet e nesërme

Grupi E: Maribor (2)- Sevilla (8), Liverpool (9) -Spartak Moskë(6)

Grupi F: Feyenoord (0)- Napoli (6), Shakhtar Donetsk (9) -Manchester City (15)

Grupi G: Porto (7) - Monaco (2), Leipzig (7) - Beşiktaş (11)

Grupi H: Real Madrid (10) - Borussia Dortmund (2), Tottenham  (13) - APOEL (2)

 

Champions League – 5 dhjetor  

Grupi A  (20:45)

Benfica - Basel

Manchester U. - CSKA M.

Grupi B

Bayern M.  -PSG

Celtic - Anderlecht

Grupi C

Chelsea - Atletico M.

Roma - Qarabag

Grupi D

Barcelona - Sporting

Olympiacos - Juventus

6 dhjetor  –

Grupi E

Liverpool- Spartak M.

Maribor - Sevilla

Grupi F

Feyenoord - Napoli

Shakhtar D. - Manchester C.

Grupi G

Porto- Monaco

Leipzig - Besiktas

Grupi H

Real M. - Borussia D.

Totenhem H. - APOEL N.

 

  Napoli i Hysajt nën “mëshirën” e City

Liverpul kualifikohet me një barazim, ndërsa kalon edhe Sevilja me të njëjtin rezultat me shpresë që të mos fitojë Spartak Moskë. Maribor i Valon Ahmedit është jashtë kompeticionit, ndërsa më emocionuese do të jetë ndeshja e Napolit me Fejnord. Përveç fitores Napolit i duhet të shpresojë që Citi të fitojë me Shakhtar, pasi anglezët e kanë siguruar vendin e parë. Napoli dorëzoi kryesimin e Seria A këtë fundjavë pas humbjes me Juventus dhe eliminimi nga Champions do të ishte një fund dramatik i këtij viti kalendarik për mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj me shokë. Edhe Beshiktash ka siguruar kualifikimin, ndërsa Porto duhet të fitojë për të kaluar më tej. Real Madrid dhe Totenhem luajnë për vendin e parë, sepse të dyja janë të kualifikuara, ndërsa Borusia Dortmund e Apoel Nikosia diskutojnë vendin e tretë për një biletë në Europa League.

Situata e plotë para ndeshjeve të fundit në grupe

Janë kualifikuar: Barcelona, Bayern München, Beşiktaş, Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Tottenham

Pritet të kualifikohen: Atlético Madrid, Basel, CSKA Moskë, Juventus, Leipzig, Liverpool, Manchester United, Napoli, Porto, Roma, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Spartak Moskë, Sporting

Nuk kanë shanse kualifikimi: Anderlecht, APOEL, Borussia Dortmund, Celtic

Largohen nga Europa: Benfica, Feyenoord, Maribor, Monaco, Olympiacos, Qarabağ

 

Statistikat/ Ronaldo-Messi, beteja e fundit para Topit të Artë

Një sezon më parë Ronaldo shënoi 11 gola dhe Lionel Messi 10 gola në fazën e grupeve të Champions League. Kur mbeten edhe ndeshjet e fundit në fazën e grupeve dhe para se të akordohen trofeu më prestigjoz për një futbollist në kontinent, Topi i Artë, Cristiano Ronaldo duket se e ka fituar betejën me rivalin e tij kryesor, Leo Messi. Ronaldo mund të ndihmohet edhe nga fakti se fitoi Champions League dhe titullin kampion në Spanjë gjatë këtij viti, sikurse ndihmoi Portugalinë të kualifikohej në finalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”, ndryshe nga Argjentina që vuajti deri në takimin e fundit. Megjithatë Lionel Messi është një gol para Cristiano Ronaldos sa i përket historisë së golashënuesve në Champions, çka ndeshjet e mbetura në grupe mund të rezultojnë vendimtare në statistikat individuale mes tyre. Messi mund të ndihmohet nga ecuria e këtij sezoni në La Liga ku Barça kryeson para realit dhe Messi është si golashënues para Ronaldos.

2017/18 golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve

8 Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

6 Harry Kane (Totenham), Ben Yedder (Atletico Madrid), Edinson Cavani, Neymar

Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Champions

60 Lionel Messi (Barcelona)

59 Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid)

40 Karim Benzema (Lion, Real Madrid)

32 Zlatan Ibrahimoviç (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris, Manchester United)

29 Raúl Gonzalez (Real Madrid, Schalke)

26 Edinson Cavani (Napoli, PSG)

25 Sergio Agüero (Atletico Madrid, Manchester City)

25 Didier Drogba (Marseille, Chelsea, Galatasaray)

25 Robert Levandovski (Borusia Dortmund, Bayern Munih)

25 Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid, Hamburg)

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: