Cutrone dërgon Interin "në shtëpi", Milan kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Cutrone dërgon Interin "në shtëpi", Milan kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë
Edhe pse në një krizë të thellë, Milan ka arritur të fitojë kundër rivalit të tij, Interit në ndeshjen e vlefshme për Coppa Italia.

Koha e rregullt mbaroi në barazim me raste që flisnin në favor të Inter.

Por në minutën e 104, Patrick Cutrone shënoi golin “surprizë” që dërgon Milanin në fazën tjetër.

Kështu kuq e zinjtë milanezë do të vijonë në gjysmëfinale  ku do të përballen me Lazion, që mbrëmë eliminoi Fiorentinën. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: