Deklarata e pasurisë/Një nga kandidatët për kryeprokuror ka fituar 10 mijë dollarë në skedina

Deklarata e pasurisë/Një nga kandidatët për kryeprokuror ka fituar 10 mijë dollarë në skedina
Në Shqipëri, si kudo në botë, ata që luajnë skedina nuk janë në gjendje të përcaktojnë nëse kanë humbur apo të fituar, kjo në mungesë edhe të bilanceve personale. Megjithatë, në zhargonin e përditshëm thuhet se janë të rrallë janë ata që dalin të fituar nga ky fenomen.

Në vendin tonë një nga kandidatët për postin e kryeprokurorit ka deklaruar se ka fituar plot 10 mijë dollarë në baste sportive, madje në tre bileta, ndërsa në pretendimin e tij nuk përmenden humbjet.

Artur Selami, një nga 7 kandidatët për kryeprokuror i përkohshëm, nga deklaratat e tij të pasurisë në ILDKPI, në disa raste ai zbulon se ka fituar shuma të konsiderueshme parash me skedina.

Selmani, i prokurorisë së përgjithshme, në vitin 2004 do të deklaronte një pagë vjetore prej 1.4 milion lekësh. Ndonëse për këtë prokuror nuk ka shumë të dhëna veç një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar ajo që të bie në sy është se Selmani ka fituar një loto sportive në vitin 2007.

Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, Selmani ka fituar jo pak por plot 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Në vitin 2008 Selmanit i ka ecur sërish fati dhe fiton një tjetër skedinë prej 2 mijë dollarësh.

Sërish në vitin 2009 skedina fituese në loto i sjell atij 4 mijë dollarë të tjera.

Në një hark kohor prej 3 vitesh prokurori thotë se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: