Del raporti, ja 3 kandidatët që përmbushin kriteret për Prokuror të Përgjithshëm

Del raporti, ja 3 kandidatët që përmbushin kriteret për Prokuror të Përgjithshëm
Nga shtatë kandidatë për Prokuror të përgjithshëm, katër prej tyre nuk përmbushin kriteret.

Komisioni i Ligjeve ka vendosur vetëm me votat e mazhorancës të kualifikojë tre emra: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi.

Sipas raportit të lexuar nga deputeti Bledi Çuçi, kandidatët Arqile Koça, Artur Selmani, Besnik Muçi dhe Granit Shahu nuk përmbushin kriteret, ose i përmbushin pjesërisht.

Raporti u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste dhe do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të votojë ndërmjet tre kandidatëve për të përzgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.

Garën e fiton kandidati që merr më shumë vota. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: